Lajme

Sinani kërkon anulimin e seancën për shkarkimin e saj, prioritet takimi me Kurtin

Ardita Sinani

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka bërë të ditur se nesër nuk do të mund të jetë e pranishme në seancën ku kërkohet shkarkimi i saj ku ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet.

Sinani ka bërë të ditur se nuk do të jetë e pranishme për shkak se është dtuar në takim në ora 08:00 në Prishtinë, nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Duke qenë se si përfaqësues politikë nga Lugina e Preshevës jemi të ftuar nesër në takim në Prishtinë, në ora 8.00, nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ku kam konfirmuar pjesëmarrjen time, njoftoj opinionin publik se së bashku me Munir Rexhepi, Shef i Grupit të Këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin Komunal të Preshevës, kemi kërkuar sot nga kryetari i Kuvendit Komunal Sami Salihu, që ta shtyjë seancën për një kohë më të përshtatshme, meqë është e pamundur të jem e pranishme fizikisht në ora 10.00 në Preshevë”, ka shkruar Sinani.

Ajo gjithashtu ka kërkuar mirëkuptim nga nga Kryetari i Kuvendit, Sami Salihu, si dhe përkrahjen e Këshilltarëve të tjerë Komunalë.

Seanca e jashtëzakonshme ishte ftuar nga Kryetari i Kuvendit të Preshevës, Sami Saliu, ditën e hënë në ora 10:00 për shkarkimin e Kryetares së Komunës së Preshevës./Shqip.com