Ekonomi

Rafuna pret ambasadoren e Maltës, diskutojnë për bashkëpunim në mes bizneseve të dy vendeve

Kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Lulzim Rafuna ka pritur në një takim ambasadoren e Maltës në Kosovë, Juliana Scerri Ferrante.

Në këtë takim është diskutuar për mundësin e bashkëpunimit në mes të bizneseve të dy vendeve.

“Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti sot Ambasadoren e Maltës për Kosovë, Juliana Scerri Ferrante, me të cilën diskutuan për bashkëpunimin në mes bizneseve të dy vendeve dhe për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të këtij bashkëpunimi”, është bërë e ditur në njoftim.

Lexo edhe:
Vendimi i Qeverisë për mos eksportimin e prudukteve bazë po dëmton bizneset

Rafuna është shprehur se bashkëpunimi me Maltën është miqësor e intensive që nga ditët e para të shtetit të Kosovës.

“Bashkëpunimi me Maltën është miqësor e intensiv që nga ditët e para të shtetit të Kosovës. Kosova duhet të mësojë nga përvoja e bizneseve të Maltës me Bashkimin Evropian”, u shpreh Kryetari Rafuna dhe shtoi se “bizneset e dy vendeve mund të bashkëpunojnë edhe më shumë në shumë sektorë”, ka bërë të ditur Rafuna.

Në anën tjetër, Juliana Scerri Ferrante u shpreh se mundësitë më të mira të bashkëpunimit ekonomik do të ishin në sektorin e teknologjisë informative, në produktet farmaceutike dhe sistemin shëndetësor në tërësi.

Po ashtu gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit u dakorduan që të organizohen forume të përbashkëta ekonomike dhe takime B2B që do të ndihmonin kompanitë e të dyja vendeve për hyrje në tregje të reja, rrjetëzim dhe avancim të duhur në sferën sociale dhe ekonomike./Shqip.com