Lajme

“Radio Televizioni i Kurtit”- në lajmet qendrore të RTK-së

Gjatë kohës sa po transmetohej edicioni qendror i lajmeve në televizionin publik të Kosovës, (RTK), një person doli mbrapa gazetares me pankartën “Radio Televizioni i Kurtit”.

I njëjti nuk dihet nëse ishte punonjës në Radio Televizionin e Kosovës.

‘Protesta’ erdhi pas emërimit të ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje si drejtor i RTK-së, Rilind Gërvallës.

Ish-anëtari i LVV-së bëhet drejtor i RTK-së – SHQIP.com

Kjo është bërë e ditur nga zyra e informimit e RTK-së, ku thuhet se bordi dha tetë vota për dhe asnjë kundër emërimit të Gërvallës

“Bordi i RTK-së me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e z. Rilind Gërvalla në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së (RTK1, 3, 4)”, thuhet në njoftim.

Në fotografit e shumta të publikuara në media, Gërvalla shihet në selinë e LVV-së në njërën nga mbledhjet e fushatës zgjedhore kur LVV fitoi pushtetin për herë të parë në vitin 2019 nën moton “Erdhi Dita”.

/Shqip.com