Lajme

Ish-anëtari i LVV-së bëhet drejtor i RTK-së

Rilind Gërvalla është emëruar në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Kjo është bërë e ditur nga zyra e informimit e RTK-së, ku thuhet se bordi dha tetë vota për dhe asnjë kundër emërimit të Gërvallës

“Bordi i RTK-së me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e z. Rilind Gërvalla në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së (RTK1, 3, 4)”, thuhet në njoftim.

Por, ajo që është me interesante në këtë mes është se  Gërvalla është ish-anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në fotografit e shumta të publikuara në media, Gërvalla shihet në selinë e LVV-së në njërën nga mbledhjet e fushatës zgjedhore kur LVV fitoi pushtetin për herë të parë në vitin 2019 nën moton “Erdhi Dita”.

/Shqip.com