Sport Ndërkombëtar

Rabiot nuk po e gjen gjuhën e përbashkët me “Djajtë e Kuq”

Adrien Rabiot

Adrien Rabiot nuk do të transferohet në Manchester United.

“Djajtë e Kuq” kishin arritur marrëveshje me Juventusin, por paga e lartë e kërkuar nga futbollisti “i prishi punët”.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Manchester United ra dakord për tarifën prej 17 milionë eurosh me Juventusin për Rabiot ditë më parë, por asnjë marrëveshje me Adrien dhe kampin e tij për pagën. Man Utd këmbëngul se nuk do të përmirësojë propozimin e tyre për Rabiot, ai mund të ndryshojë vetëm nëse Adrien vendos të ulë kërkesat e tij për paga”, ka shkruar Romano.

Rabiot është pjesë e Juves – që nga sezoni 2019-2020, teksa paraprakisht ka djersitur fanellën e PSG-së.

Në sezonin e fundit – ai zhvilloi 32 ndeshje, teksa asitoi dy herë.

27 vjeçari nukl është në planet e trajnerit, Massimiliano Allegri dhe duhet të gjejë skuadër të re./Shqip.com