Sport Ndërkombëtar

Rabiot, largimi i radhës te Juventusi

Situata e krijuar te Juventusi sigurisht do të pasohet me largime të futbollistëve të rëndësishëm. Më herët është bërë e ditur se do të largohet dy futbollistët argjentinas, Di Maria e Paredes, por kjo nuk është e tëra.

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Manchester United është ende i interesuar në mesfushorin Adrien Rabiot.

Francezi ishte në radarin e “Djajve të Kuq” edhe në verën e vitit të kaluar, por bisedimet nuk kishin sukses. Erik ten Hag e pëlqen shumë mesfushorin francez.

Ende nuk ka asgjë të avancuar mes Rabiot dhe United pasi që ka edhe shumë klube të tjera të interesuara në mesfushorin 28 vjeçar, ndër to edhe gjiganti gjerman, Bayern Munich.

Në anën tjetër, Juventusi i ka ofruar Rabiotit një kontratë të re, por që si duket francezi nuk dëshiron ta zgjatë qëndrimin e tij në “Allianz”.

/Shqip.com