Lajme

Qytetari ofendon veteranët e UÇK-së: Shumë prej juve jeni hajna

Sot është organizuar një protestë kundër deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit ndaj politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Siç është transmetuar në media, qytetari është afruar tek zyrtarët e OVL-UÇK-së duke iu thënë shumë prej ushtarëve janë hajna.

“Shumë prej jush jeni hajna, prej juve ushtarëve, ku keni qenë 60 mijë ushtarë. Hajni është hajn”, dëgjohet duke thënë ai.

Pas këtij konfrontimi, ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.

Pastaj qytetari ka vazhduar duke thënë se “Unë jam hajn në Evropë, nuk vjedh si këta”.

Protesta e paralajmëruar për sot kishte filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të vazhduar më pas deri tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Me moton “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop devijimit të historisë” shumë qytetarë tashme janë bashkuar në këtë shesh.

Madje disa nga parullat mbanin mbishkrimet “Mos ofendo varret, mos devijo historinë”, “Ne nuk harrojmë, ne nuk falim”, Ivanoviqi vrau shqiptarë, mos e amnisto”, “Kryeministër mos i glorifiko kriminelët” dhe shumë parulla me mbishkrime të tjera si kundërshtim ndaj deklaratave të Kurtit.

Lexo edhe:

Kurti përkujton Oliver Ivanoviqin, autorët të dalin para drejtësisë

Kujtojmë se, në 5 vjetorin e vdekjes së Ivanoviqit, kryeministri Kurti përmes një video të publikuar e kishte ngritur figurën e politikanit serb.

Kjo nuk ishte pritur mirë në Kosovë dhe në shumicën e rasteve, Kurtit i është kërkuar të kërkojë falje.

/Shqip.com