Lajme

Qytetarët kundër martesave mes gjinisë së njëjtë

Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të shqyrtohet dhe votohet Kodi Civil që përmban lejimin e martesave mes çifteve të gjinisë së njëjtë.

Për votimin e këtij ligji një numër i madhe i qytetarëve janë shprehur kundër, madje ka pasur prej atyre që kanë thënë se nuk duhet lejuar një gjë e tillë me Kushtetute.

“Ma merr mendja se nuk është kanë e nevojshme as në kushtetutën me u lejua kjo martesë në mes të gjinisë së njëjtë”.

“Nuk jam për martesa të përzime jam për martesa natyrale”.

“Inshallah nuk e votojnë në parlament mas pari”, kanë thënë disa nga qytetarët për SHQIP.com.

Madje ka pasur prej atyre që janë shprehur kundër këtij ligji për shkak të bindjeve fetare.

“Unë jam kundër martesave, për arsyeje se zoti nuk e ka lan, por njerëzit janë duke e bërë këtë punë”.

“Në kemi një traditë dhe atë duhet ta ruajmë dhe unë besoj se familja si celulë kryesor  e shoqërisë duhet të jetë shumë e kujdesshme në këtë pikë.  Për fat të keq shoqëria ka degjeneruar pak, jo vetëm kjo e jona”

“Unë jam kundër martesave, për arsyeje se zoti nuk e ka lan, por njerëzit janë duke e bërë këtë punë”.

“Është e drejtë e secilit më bë çka të dojnë, por jo me na shit si vlerë atë sene që po këqyrin me i ba”, thonë ata për redaksinë.

Aktivisti për të drejtat e LGBTI: Nuk ka kod, fe, shtet e as pushtet që na ndalon dashninë

Në anën tjetër, aktivisti për të drejtat e personave LGBTI+ në Kosovë, Lend Mustafa përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se nuk ka shtet që ua ndalon atyre dashurinë.

“Nuk ka kod, nuk ka fe, nuk ka shtet e as pushtet që na ndalon dashninë”, thuhet në postimin e tij.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka deklaruar se nuk do të votoj pro lejimit të martesave të gjinisë së njëjtë./SHQIP.com