Lajme

Qytetarët në veri mund të zgjedhin edhe furnizues të tjerë me energji përveç “Drustvo Elektrosever”

Ilustrim

Qytetarët e komunave veriore të Kosovës mund të zgjedhin nëse duan të furnizohen nga furnizues të tjerë të energjisë elektrike.

Kështu ka bërë të ditur, kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu.

“‘Drustvo Elektrosever’ ka të drejt t’i furnizojnë vetëm katër komuna veriore Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë Veriore. Në bazë të kësaj licence ata nuk kanë të drejt me i furnizu komuna e tjera. Gjitha konsumatorët e Kosovës kanë të drejtë dhe janë edhe më shumë se 8 furnizues të tjerë të licencuar nga ana e ZRRE-së. Pa dyshim edhe konsumatorët në veri, ligjërisht, mund të zgjedhin cilindo prej këtyre furnizuesve duke përfshirë edhe KESCO-n”, tha Fejzullahu.

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu

Fejzullahu ka thënë se ata mund të zgjedhin në mes të tetë furnizuesve të tjerë e po ashtu edhe nga furnizuesit që janë në Shqipëri.

“Sidomos pas dhjetorit të vitit të kaluar ku gjithë furnizuesit edhe në Shqipëri kanë të drejtë të furnizojnë edhe konsumatorët e Kosovës me energji elektrike. Nëse ata (qytetarët) gjejnë furnizues me çmime më të favorshme se sa ato që i përcakton rregullatori mund të zgjedhin”, ka shtuar ai.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energjinë (ZRRE) i ka japur licensën “Elektroseverit” për furnizim të veriut me energji elektrike.

Me pesë vota për dhe asnjë kundër, ZRRE-ja ia ka dhënë të premten licencën për furnizim me energji elektrike kompanisë “Elektrosever”.

Lidhur më këtë vendim është deklaruar edhe kryesuesi i Bordit të ZREE-së, Ymer Fejzullahu.

Fejzullahu ka thënë se  kjo kompani do të bëjë edhe furnizimin, edhe faturimin e rrymës së shpenzuar në veri./Shqip.com