Lajme

Qytetarët këmbëngulin për tërheqjen e 30 për qind të Trustit – U dërgojnë mesazhe deputetëve të VV-së

Grup në Facebook, i quajtur “Pro 30 tërheqjes së trustit"

Qytetarët janë duke përdorur forma të ndryshme që Qeveria e Kosovës të lejojnë tërheqjen e Trustit.

Së fundi është hapur edhe një grup në Facebook, i quajtur “Pro 30 tërheqjes së Trustit”, i cili numëron mbi 25 mijë qytetarë.

Krijuesi i këtij grupi, Adnan Jashari për SHQIP.com ka thënë se rritja enorme e çmimeve ka bërë që qytetarët të kërkojnë tërheqjen e një pjesë të  parave të tyre.

“Tërheqja e Trustit duhet lejuar për shkak të rritjes enorme të gjitha çmimeve të produkteve bazike dhe të tjera, andaj dhe po kërkohet. Kemi parë që edhe Agjencia e Statistikave ka konfirmuar rritjen enorme të çmimeve. Njerëzit kane probleme që të blejnë konsumin ditor për shkak të kësaj krize që po kalojmë”.

Ai tha se personat që po kërkojnë më tepër këtë tërheqje janë familjarët.

“Kategoritë me të shpeshta që kërkojnë janë personat familjare që mbajnë familje, sepse ata e kane me se vështiri ta përballojnë këtë krize sepse duhet te mendojnë si ta sigurojnë konsumin ditor për tere familjen”.

Në anën tjetër, këta qytetarë dërgojnë mesazhe në adresë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendose.

“Nëse ti ke marrë 10 për qind herën e kaluar edhe pse atëherë partia jote ka qenë kundër, pse mu si qytetarë nuk më lejohet tërheqja e Trustit”, “ Ligji duhet të sillet në Kuvend dhe të votohet, na keni borxh votën që ju kemi besuar”, “Ne kemi nevojë për këto para, ti më thua se do ti marrim kur të plakëm, a më jep garancion” janë disa nga komentet drejtuar tyre.

Kjo iniciative vjen pasi Armend Muja ka deklaruar se qëndrimi i partisë së tij lidhur me tërheqjen edhe të një pjese të parave nga Trusti Pensional nuk duhet të lejohet.

Lexo edhe:
Tahiri i kërkon qeverisë ta lejojë tërheqjen e Trustit: Është domosdoshmëri për të gjithë

Ndryshe, pro tërheqjes së 30 për qind nga trusti janë shprehur partitë opozitare./SHQIP.com