Kulturë Kino

QKK: Ta mbështesim filmin “Në kërkim të Venerës” në garën drejt “Oscars 2023”

Kinematografia e Kosovës, ka arritur të shënojë suksese në kinematë botërore.

Së fundmi ishte filmi “Zgjoi”, ai që e dërgoj në listën e filmave të Oscars 2022.

Ndërkaq, vitin e ardhshëm Kosovën do ta përfaqësoj filmi “Në kërkim të Venerës”.

“Në kërkim të Venerës”, me regji të Norika Sefës, është zgjedhur të jetë kandidat i Kosovës për edicionin e vitit të ardhshëm.

Lexo edhe:
Çka përfaqëson filmi që do ta dërgojë Kosovën në “Oscars 2023”?

Qendra Kinematografike e Kosovës, ka bërë thirrje që të përkrahet “rrugëtimi i Venerës”, drejt Oscars.

“Ta mbështesim filmin tonë “Në kërkim të Venerës” në garën drejtë Oscars 2023, duke e shpërndarë sa më shumë fotografinë e lidhur me këtë postim”, thuhet në njoftim.

Filmi përcjellë adoleshenten e qetë Venerën që jeton në një qytet të vogël në Kosovë. Në një shtëpi, ku tre breza jetojnë së bashku, ajo nuk ka aspak privatësi.

Por kur Venera takon Dorinën rebele, asaj i hapet një botë e re dhe ngadalë fillon të kundërshtojë pritshmëritë e familjes së saj.

“Në kërkim të Venerës”, ka pasur premierën botërore në shkurt të vitit 2020, dhe që nga atëherë është prezantuar në shumë kinema botërore dhe deri tani ka marrë 20 çmime.

/Shqip.com