Lajme Tentativat e dështuara për rregullimin e pagave në sektorin publik

Qeverisë Kurti i ka mbetur në dorë patatja e nxehtë e pagave

Një tentativë për ta bërë harmonizimin e pagave në vend u bë në kohën e Qeverisë Harandinaj, në vitin 2019.

I njëjti parashihte rritjen e pagave të 70 përqind të shërbyesve civilë, në mesin e tyre mësimdhënësve, mjekeve specialist, policëve, doganiereve dhe uljen e një pjesë të konsiderueshme të zyrtarëve të lartë.

Ulja e pagave tek zyrtarët e lartë shkaktoi reagime të shumta, të cilët dolën kundër përfshirës së tyre për projektligj.

Në qershor të 2020-ës, Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm nën arsyetimin se ligji nuk është në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës dhe shkakton “çrregullim të ndarjes së pushteteve në disfavor të gjyqësorit dhe institucioneve të pavarura”.

Që nga ajo kohë u ndërruan katër qeveri, duke e lënë kështu këtë projektligj në hije.

Por nevoja për trajtimin dhe fuqizimin e tij po shihet emergjente.

“Nuk diskutohet ky fakt, unë e kam problematike prap ta argument faktin se si justifikohemi para publikut të gjerëpërvec projektligjit cka mund të bëhet shuëm shpejtë që se paku pagat të jenë publike, ne pagat i kemi jotransparente nuk e din askush sa paguhet dikush nga buxheti i shtetit”, thotë Shamolli.

Por, edhe sot e kësaj ditë ka ende qëndrime të ndryshme nëse duhet bërë apo jo përfshirja e disa institucioneve në këtë projektligj.

“Mendoj se ka qenë gabim sepse nuk mundet që ndërmarrjet publike të cilësohen, vlerësohen e aq më pak të menaxhohen sikur administrata shtetërore. Kjo është tjetër gjë. Ndërmarrja publike është e pronësuar nga publiku i Kosovës, kjo pronësi është e menaxhuar nga Kuvendi si përfaqësues i opinionit publik dhe vullnetit politik të qytetarëve dhe menaxhohet drejtpërsëdrejti në rrafshin ekzekutiv nga qeveria përmes bordit dhe menaxhmentit. Pra këto janë agjent tregu, këtu duhet me kuptu”, thotë Visar Ymeri nga Instituti Musine Kokolari.

Në anën tjetër, kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala thotë se këto probleme mund të zgjidhen me Ligjin për Pagat, por nuk shpreh qëndrim nëse duhet të përfshihen të gjitha insitutucionet apo jo.

“Sa i përkëtë ligjit të pagave duhet ti nënshtrohet pothuajse të gjitha kategoritë një ekspertize dhe analize. Pastaj mbi bazën e analizës përformancës dhe strategjive zhvillimore që ka qeveria nëse është sektori ekonomik duhet të marrim vendimin.”

Qeveria Kurti që ka mandat të plotë për shtyrjen përpara të agjendës së saj, i ka mbetur në dorë patatja e nxehtë e pagave.

Kjo qeveri poashtu gjendet përball një presion të vazhdueshëm të sindikatave të punëtorëve të cilët kërkojnë miratimin e Ligjit për Paga, e në anën tjetër përball mëdyshjes së përfshirjes apo jo të disa prej këtyre institucioneve në projektligj.

Një nga arsyetimet më të shpeshta kur përmenden superpagat në agjenci e institucionet tjera shtetërore është kualifikimi i personave që i marrin ato.

Por, dështimi total i pothuajse secilës ndërmarrje, korrupsioni i lartë brenda tyre dhe operimi me humbje të vazhdueshme dëshmon që në këto institucione mund të ketë gjithçka përveç ekspertizës.

Derisa, volumi i vogël i punës dhe të ardhurat e majme e kanë shndërruar “punën në shtet” në pozicionin e lakmuar.

Por, derisa institucionet mbushen me të paaftë që fitojnë shumë, Kosovës i ikin mjekët e personeli i kualifikuar në kërkim të dinjitetit që ua përdhos shteti në vazhdimësi.