Lajme

Qeverisë i kërkohet të përqëndrohet në lobim te shtetet anëtare për liberalizim të vizave, kritikohet edhe BE-ja

Liberalizimi i vizave
Liberalizimi i vizave

Njohësit e çështjeve politike në vend vlerësojnë se progresi në kuadër të dialogut me Serbinë është kyç sa i përket liberalizimit të vizave.

Edhe pse tashmë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave të përcaktuara nga Komisioni Evropian, sipas tyre Qeveria duhet ta ketë në fokus lobimin te shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian, te secila veç e veç.

E kanë cilësuar si shumë të padrejtë situatën në të cilën gjendet vendi sa i përket liberalizimit të vizave.

Drejtori i Institutit EPIK të Kosovës, Demush Shasha, e sheh si proces kyç progresin e dialogut, duke përfshirë në të edhe liberalizimin e vizave.

Lexo edhe:
“Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk pritet të hidhet në votim para 2022-tës”

Sipas ish-sekretari të ministrisë për Integrim Evropian, nuk mund të pritet ndonjë mrekulli në kohë afat shkurtër, pasi që siç ka thënë, zgjedhjet lokale në Kosovë, dhe ato presidenciale në Serbi nuk mund të sjellin progres në këto procese.

“Progresi në kuadër të dialogut është kyç, qoftë sa i përket liberalizimit të vizave, qoftë sa i përket çështjes së marrjes së vendit kandidat, qoftë sa i përket avancimit tonë në organizatat siç janë Kombet e Bashkuara apo NATO. Prandaj rëndësia e tij nuk mund të mbivlerësohet, në këtë kontekst duhet të jemi optimist pasi që po shohim një bashkërendim çdo ditë e në rritje ndërmjet SHBA-së dhe BE-së”, është shprehur Shasha për EO.

Europe House | Home | Europe House
Drejtori i Institutit EPIK të Kosovës, Demush Shasha

Ndërsa, njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Avni Mazreku, ka fajësuar shtetet anëtare të BE-së, për mosliberalizim të vizave për Kosovën.

“Çështja e liberalizimit të vizave është krejtësisht kontekst i funksionimit të Bashkimit Evropian, që në këtë rast e tregon fragjilitetin e tij në kontekst të vendimmarrjes. Kosova sa i përket kritereve teknokratike i ka plotësuar të gjitha këtë ka thënë Komisioni Evropian, e që është organi kompetent i BE-së me e vlerësua një shtet nëse i ka përmbushur ato kritere apo jo”.

Sipas tij, shtetet që kanë hezituar karshi liberalizimit të vizave për Kosovën, e kanë pasur për qëllim zhvillimin e tyre të brendshëm, dhe jo ushtrimin e presionit mbi procesin e dialogut.

Mazreku: Demarkacionin po e bllokon LDK-ja - Telegrafi
Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Avni Mazreku

Edhe deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, e ka konsideruar padrejtësi ndaj Kosovës mosliberalizimin, derisa ka pasur edhe kritika për Qeverinë e vendit për shkarkimin e ambasadorëve.

“Është padrejtësi e madhe që po i bëhet Kosovës dhe nga kjo qeveri me të gjitha skandalet diplomatike që po i bën në arenën ndërkombëtare në çështjen e punëve të jashtme, shkarkimi i ambasadorëve e ku shumë vende evropiane kanë mbetur pa përfaqësimin, sepse ata janë që lobojnë për anëtarësim të organizatave ndërkombëtare, por edhe për liberalizimin e vizave duke mbrojtur të drejtën e Kosovës në çështjen e liberalizimi të vizave”.

Ajo ka theksuar se Kosova është vendi më pro-evropian e pro-amerikan, derisa ka shtuar se nuk ka arsye të jetë i izoluar.

Kadrijaj ka kërkuar nga Qeveria e vendit, që të përqëndrohet në lobim të vendet anëtare të BE-së.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj

Edhe vetë mekanizmat evropianë e kanë konfirmuar që Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim, por për të ndodhur kjo, secili nga shtetet anëtare të BE-së në Këshillin Evropian, duhet ta konfirmojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Prej muajit janar udhëheqjen e Këshillit e ka marrë Portugalia.

Ndërkohë, Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që akoma nuk e gëzon të drejtën e lirisë së lëvizjes në zonën Schengen./SHQIP.com