Lajme

Qeveria voton marrëveshjen me Bosnja Hercegovinën, reagon Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës - Duda Balje

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të sotme kanë miratuar disa marrëveshje që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja e parë e miratuar në këtë mbledhje të Qeverisë së Kosovës ishte lëvizja e lirshme vetëm me letërnjoftime në gjashtë vendet e Ballkanit e që u prezantua nga kryeministri, Albin Kurti.

Më hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje për rajonin dhe pas ratifikimit nga dy  vendet përkatëse, qytetarët e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës do të lëvizin lirshëm vetëm me letërnjoftime.

Lexo edhe:
Qeveria miraton tri marrëveshje të arritura mes shteteve të Ballkanit Perëndimor

Lidhur më këtë ka ardhur reagimi nga ana e deputetes së Kuvendit të Kosovës, Duda Balje.

Ajo ka thënë se mezi pret që kjo marrëveshje të votohet në Kuvendin e Kosovës.

“E kemi bërë hapin e parë, tani me padurim po pres ta votoj në Kuvendin e Kosovës!” ka shkruar Balje.

Gjithashtu, janë miratuar edhe dy kontrata të tjera, ajo për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe ajo për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve”, ka shtuar më tutje Balje.

/Shqip.com