Lajme

Qeveria miraton tri marrëveshje të arritura mes shteteve të Ballkanit Perëndimor

Foto nga Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të sotme kanë miratuar disa marrëveshje që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja e parë e miratuar në këtë mbledhje të Qeverisë së Kosovës ishte lëvizja e lirshme vetëm me letërnjoftime në gjashtë vendet e Ballkanit e që u prezantua nga kryeministri, Albin Kurti.

“Përmes marrëveshjes për lëvizje të lirë me letërnjoftim, qytetarët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të lëvizin lirshëm duke përdorur letërnjoftimin e njërës nga shtetet sipas legjislacionit në fuqi. Më hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje për rajonin dhe pas ratifikimit nga dy  vendet përkatëse, qytetarët e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës do të lëvizin lirshëm vetëm me letërnjoftime”, tha Kurti.

Marrëveshja e dytë ka të bëjë me njohjen e diplomave nga institucionet publike në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Me marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë, diplomat e institucioneve publike të arsimit të lartë në gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor do të njihen me procedura të thjeshtësuara dhe falas. Kështu, do të hiqet një pengesë kyçe për mobilitetin e studentëve, akademikëve dhe fuqisë punëtore brenda rajonit”.

Kurse, marrëveshja e tretë ka të bëjë me marrëveshjen  për njohjen e kualifikimet.

“Me marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale, bëhet e mundur që profesionet e mjekëve, stomatologëve dhe artitekëve të ushtrohen lirshëm në secilën nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kjo marrëveshje iu mundëson qytetarëve që në shtetin pritës të ushtrojnë të njëjtin profesion për të cilin janë kualifikuar në shtetin amë”.

Tutje, Kurti tha se me marrëveshjen e fundit kushtet e punës nuk mund të jenë më të pafavorshme për profesionistët e huaj se ata të shtetit të tyre.

/Shqip.com