Lajme

Qeveria vendos sanksione ndaj shtatë personave dhe një kompanie të lidhur me një organizatë terroriste

Mbledhja e Qeverisë

Qeveria e Kosovës vendosi sanksione ndaj shtatë personave dhe një kompanie, të lidhur me organizatën terroriste “Hezbollah”, përcjell Shqip.com.

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, u shpreh se një vendim i tillë kontribuon në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Minstrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gëvalla

Gërvalla tha se marrja e këtij vendimi është me qëllim të ruajtjes së paqes dhe të drejtave të njeriut.

Lexo edhe:
Qeveria miraton pagesën shtesë prej 100 eurosh për pensionistët në muajin nëntor

“MPJD propozon për shqyrtim sanksione ndaj shtatë individëve dhe një kompanie të lidhur me organizatën terroriste Hezbollah. Propozimi bazohet në lidhjet e tyre me organizatën terroriste dhe rolin e tyre në financimin në gadishullin arabik. Me qëllim të paqes dhe drejtës së njeriut, marrja e një vendimi do të kontribuon në partneritet me SHBA-në dhe partnerë tjerë të rëndësishëm”, deklaroi ajo./SHQIP.com