Lajme

Qeveria miraton pagesën shtesë prej 100 eurosh për pensionistët në muajin nëntor

Mbledhja e Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka aprovuar pagesën shtesë prej 100 eurosh për përfituesit e skemës pensionale për muajin nëntor, përcjell Shqip.com.

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se ky vendim me vlerë prej 30 milionë eurosh, do të prekë rreth 300 mijë familje.

“Ministria e Financave në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike ndaj pandemisë COVID-19, mbështetja 3.2 për pensionistët propozon ndarjen e 30 milionë eurove për t’u ndalë në ndihmë përfituesve të skemave pensionale. Nga kjo masë do të përfitojnë 300 mijë familje. Me këtë mbështetje prej 100 euro jemi në linjë me shumë shtete më të zhvilluara sesa ne”, u shpreh Murati.

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Për këtë vendim ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se kjo pagesë shtesë është në zbatim të pakos së ringjalljes ekonomike.

“Pagesës shtesë për përfituesit e skemës pensionale për muajin nëntor 2021, në zbatim të pakos së ringjalljes ekonomike, Ministria e Financave Punës dhe Transfereve, ndan mjete për përfituesit e skemave pensionale për muajin nëntor 2021,. Për pagesë shtesë në vlerë të mbështetjes financiare në vlerë prej 100 euro”, deklaroi Kurti.

Ndërkaq, në mbledhjen e së mërkurës, Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe projekt-rregulloren që i mundëson qytetarëve regjistrimin e veturave pa e paguar tatimin në pronë./SHQIP.com