Lajme

Qeveria synon që deri në gusht të hartojë projektligjin për çmimet në produktet bazë

Qeveria e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se deri në fillim të gushtit duhet të hartohet projektligji për mbrojtjen e furnizimit të produkteve bazë.

Shefi i Qeverisë shtoi se ky projektligj është i pashmangshëm për të adresuar gjendjen e krijuar në treg nga ngritja e çmimeve.

“Po përditësojmë agjendën legjislative që të hartojmë rregulla që do ta mbrojnë qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme në sigurimin e furnizimit të ushqimit në produktet bazë. Për të adresuar gjendjen e krijuar në treg është e pashmangshme që projektligji për mbrojtjen e furnizimit me produktet themelore të hartohet sa më parë, konkretisht deri në fillim të muajit gusht, natyrisht të këtij viti”, ka thënë ai gjatë mbledhjes së Qeverisë.

MINT, Nafta

Qeveria e Kosovës përmes një rregulloreje ka vendosur për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve.

Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.

Qeveria e ka cilësuar të suksesshëm vendosjen e çmimit tavan për naftën, ndërsa Kurti ka thënë se njëjtë do të veprohet edhe me çmimet e produkteve esenciale, pa shkelur ligjin dhe Kushtetutën.

Përcatimin e marzhës së fitimit e ka kundërshtuar Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës.

Sipas kryetarit të kësaj shoqate, Fadil Berjani, thotë se Qeveria ka gabuar në kalkulim.

Ndërsa, Ministrja e Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari ka paralajmëruar masa direkte kundër shtrenjtimit të produkteve bazë.

Lexo edhe:
Hajdari paralajmëron masa direkte kundër shtrenjtimit të produkteve bazë

Në një konferencë të përbashkët për media me kryesuesin e Shoqatës së Mullisëve, Bashkim Zejnullahu, se çmimi i bukës është rritur edhe pse të dhënat nga Dogana e Kosovës tregojnë që ka rënie prej 7% të çmimeve furnizuese të grurit dhe miellit./Shqip.com