Lajme

Qeveria nuk tregon nëse do të marr pjesë në takimin e 31 janarit në Ambasadën Amerikane

Më 31 janar, Ambasada e SHBA-së do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (ASM) në Kosovë.

Kështu thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Amerikës për Shqip.com

“Më 31 janar, Ambasada e SHBA-së do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (ASM) në Kosovë. Ne po ftojmë një grup të ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar këtë temë të rëndësishme”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Më tutje nga Ambasada thonë se qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për angazhimin e ASM-së, në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lexo edhe:
Qeveria: Nuk kemi pranuar kërkesë zyrtare nga Lajçak për takim

“Ne po e organizojmë këtë diskutim në përputhje me qëllimin tonë të qëndrueshëm për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe si reflektim i miqësisë sonë të gjatë dhe mbështetjes për popullin e Kosovës”.

Shqip.com ka nisur pyetje në drejtim të Qeverisë për të marrë përgjigje nëse në këtë takim të 31 janarit do të marrë pjesë edhe kryeministri Kurti.

Mirëpo nga Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë përgjigje nëse Kurti do të jetë pjesë e takimit të 31 janarit.

Gjatë ditës së sotme është raportuar se i dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak do të vijë për vizitë në Kosovë.

Po ashtu është raportuar se Lajçak pritet të ketë një takim me kryeministrin, Albin Kurti.

Mirëpo nga Qeveria e Kosovës nuk janë në dijeni për këtë takim. Përparim Kryeziu për Shqip.com ka thënë se Qeveria nuk ka pranuar asnjë kërkesë zyrtare për takim me Lajçak.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka thënë se nëse Kosova dëshiron të normalizojë marrëdhëniet me Serbin, duhet ta pranojë planin franko-gjerman.

/Shqip.com