Lajme

Qeveria ndan 19 milionë euro për subvencionimin e energjisë për qytetarët

Mbledhja e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës ka njoftuar se në mbledhjen e qeverisë kanë ndarë 19 milionë euro për  subvencionimin e energjisë për qytetarët.

“Ndamë 19 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, si dhe 6 milionë euro, për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Po ashtu, është ndaluar edhe eksportimi dhe ri-eksportimi i produkteve të drurit si lëndë djegëse.

Ilustrim
Lexo edhe:
Qeveria paralajmëron ndalimin e eksportit të peletit dhe lëndëve djegëse të tjera me bazë druri

Se qeveria do të merrte këtë vendim e kishte paralajmëruar edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Rizvanolli gjatë konferecëns për media, të martën e 20 shtatorit kishte thënë se çmimi i peletit në treg nuk arsyetohet në krahasim me koston e prodhimit.

E sa i përket krizës energjetike, Rizvanolli ka njoftuar se qeveria është në negociata me Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Bullgarinë për të blerë dhe këmbyer rrymë.

Në anën tjetër, Kurti ka njoftuar edhe për miratimin e dyfishimit të pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për muajin shtator 2022./Shqip.com