Lajme

Qeveria miraton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Lidhjen Hekurudhore Durrës-Prishtinë

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Projekt-Idesë për LidhjenHekurudhore Durrës-Prishtinë.

Siç njofton Qeveria në faqen e tyre zyrtare qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove ndërmjet palëve për financim.

 “Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove ndërmjet palëve për financimin e Studimit të Fizibilitetit të këtij projekti, gjegjësisht për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

Marrëveshja për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë, është njëra ndër 19 marrëveshjet e arritura nga Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë në mbledhjen e tetë të realizuar mes tyre.

Lexo edhe:
Kurti: Hekurudha Durrës-Prishtinë, projekti më i madh dhe më i rëndësishmi

Ndërsa pas kësaj mbledhje, Kurti ka thënë se projekti i hekurudhës, Durrës-Prishtinë, është ndër projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme.

Sipas Kurtit, “kjo hekurudhë do të lidh Kosovën me korridoret që kalojnë pranë nesh, po që nuk janë të lidhura me ne”./Shqip.com

Lexo edhe:
Këto janë 19-të marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë