Lajme

Qeveria me rregullore për gastronominë: Nuk mund t’ua ndaloni klientëve ujin e pijshëm

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi

Qeveria e Kosovës ka miratuar një rregullore përmes së cilës obligohen të gjitha objektet e gastronomisë të ju ofrojnë klientëve ujë të pijshëm përmes i cili rrjedhë nga rubineti.

Kjo rregullore parasheh që të gjithë klientët të kenë qasje në ujë të pijshëm në restorante, kafene dhe bare.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha në mbledhjen e sotme të Qeverisë tregoi rastet kur pronari i objektit të gastronomisë obligohet ta furnizojë me ujë klientin.

Ilustrim

“Në rast se objekti furnizohet me ujë nga ujësjellësi publik, pronari i objektit nuk mund t’i ndalojë klientët të shërbehen nga uji i rubinetit”, thuhet në rregulloren të cilën e ka cituar ministri Latifi.

“Në rastet kur objekti i gastronomisë pretendohet se furnizohet nga uji i puseve, pronari i objektit obligohet të hartojë dhe zbatojë planin e monitorimit operacional të cilësisë së ujit dhe të pajiset me certifikatë të cilësisë së ujit nga IKSHPK-ja dhe këtë certifikatë ta ekspozojë në lokal”, shtoi më tej Latifi.

Sipas Latifit, kjo rregullore është bërë me qëllim që të vendosen standarde normative për cilësinë e ujit për konsumin njerëzor dhe në mënyrë që të mbrohet shëndeti i njerëzve.

Objektet e gastronomisë duhet të pajisen me certifikatë të cilësisë së ujit, nga Institutit i Shëndetësisë Publike dhe ta ekspozojnë atë në lokale./Shqip.com