Lajme

Qeveria emëron Bordin e ri të drejtorëve të katër Ndërmarrjeve Publike

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka emëruar anëtarët në bordet e katër ndërmarrjeve publike.

Qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Trainkos”.

Kryesues i Bordit është emëruar Nol Dedaj.

Ndërkaq, anëtarë të bordit janë emëruar: Astrit Mehaj, Drita Kadriu-Berisha, Blerina Shamolli, Rizah Spanca dhe Shaban Neziri.

Trainkos

Për Bordin e Kompanisë së Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor kryesues është zgjedhur Feim Fetoshi, dhe anëtarë Mirlinda Morina, Naim Ukaj dhe Arben Hajrizi.

Në këtë mbledhje u miratua vendimi për emërimin edhe të Bordit KRU “Radoniqi-Dukagjini”.

Sipas vendimit, Ilir Dula është zgjedhur kryesues, kurse Vehbi Duraku, Krenar Bajgora dhe Agron Tafashiku anëtarë.

Qeveria gjithashtu ka marrë vendim për emërimin e drejtorëve të KRU “Bifurkacioni”.

Për kryesues të Bordit u propozua Naim Rexhaj kurse anëtarë janë Kujtesa Ahmeti dhe Kujtesa Ramadani./Shqip.com