Lajme

Qeveria e Kosovës miraton blerjen e objekteve për ambasadat në Uashington dhe në Londër

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gëvalla

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar propozim vendimi për blerjen e objekteve për ambasadën e Kosovës në Uashtington në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe në Londër në Britaninë e Madhe.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar se për blerjen e ambasadave janë ndarë rreth 9 milionë euro.

“Kërkojmë që të miratohet propozimi për blerjen e objekteve për ambasadat në dy kryeqytetet e botës në Uashington dhe Londër. Buxheti është i aprovuar dhe tash fillojmë me procedurat”, ka thënë ajo.
Pas propozimit të ministres Gërvalla fjalën e ka marrë edhe kryeministri Albin Kurti.

Ai ka deklaruar se qeraja e shtrenjtë e ambasadave do të zëvendësohet me blerjen e objekteve.
Kabineti pas fjalimit e ka votuar këtë pikë. /Shqip.com