Lajme

Qerkini: Nuk rëndon ndonjë dyshim që është përdorur armë nga ana Lushtakut

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje në Skenderaj, ku dy zyrtarë policor janë plagosur.

Lidhur më këtë rast, Policia e Kosovës ka marrë në pyetje Nuredin Lushtakun.

Në lidhje më këtë, Shqip.com ka kontaktuar avokatin e Lushtakut, Artan Qerkinin për të marrë një prononcim.

Qerkini për Shqip.com ka thënë se nuk rëndon ndonjë dyshim që është përdorur armë zjarri nga ana e zotit Lushtakut.

“E kam takuar zotërinë Lushtaku, ai është liruar në procedurë të rregullte, mbi të nuk rëndon dyshimi që është përdorur arma e zjarrit gjatë incidentit në fjalë” ka thënë Qerkini.

Qerkini ka shtuar se ata po i presin  organet kompetente që të zhvillojnë hetimet, dhe varësisht nga rezultatet e hetimeve ne do ti përdorim mjetet tona juridike.

Ai ka thënë se kjo është e tëra çka mundet të thotë për momentin sepse nuk ka pasur qasje në shkresat e lëndës./Shqip.com