Lajme

Qalaj: Shkaku i kërcënimeve nga ministri, pak kandidatë kanë aplikuar për drejtor të Policisë

Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj.
Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj.

Ish-drejtor i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se është i vogël numri i personave që kanë aplikuar për drejtor të PK-së.

Sipas tij, kjo tregon që shumica e eprorëve të lartë të Policisë hezitojnë të aplikojnë për shkak të presionit për kërcënim që ka bërë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

“Unë mendoj që procesi duhet të shkojë krejt në rregull. Numri pesë në aspektin legal mendoj që është i mjaftueshëm për përzgjedhjen  e drejtorit të Policisë edhe pse për mua është numër i vogël. Kjo tregon më së miri pse shumica e eprorëve të lartë të Policisë së Kosovës kanë hezituar të aplikojnë për pozitën e drejtorit”.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla

Ai ka thënë se vazhdimisht kanë folur për presioni dhe kërcënimet që marrin nga ministri, sipas tij kjo është arsyeja se shumë persona me grada të larta nuk kanë aplikuar.

“Ne kemi folur vazhdimisht për ndikimin për presionin për kërcënimin që ka bërë ministri dhe unë mendoj që shumica e ish-kolegëve të mi në grada të larta kanë hezituar pikërisht për këtë shkak të mos aplikojnë. Sido që të jetë me sa kam dëgjuar janë pesë kandidatë të cilët janë paraqitur në këtë konkurs dhe unë mendoj që intervistomi i tyre do të bëhet po saqë të kryhen verifikime të caktuara”.

Qalaj theksoi se përzgjedhja e drejtorit është shumë e rëndësishme sepse është ndër pozitat kryesore në shtet.

“Unë mendoj që përzgjedhja e drejtorit është shumë e rëndësishme sepse pozita e drejtorit të përgjithshëm është ndër pozitat kryesore në shtet dhe ndër pozitat më shumë përgjegjësi dhe uroj që përzgjedhja të shkoj në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Qalaj për Eo.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti

Ndryshe, Sveçla javë më parë ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën për dorëheqje nga drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Kjo kërkesë ka ardhur pas rastit të fundit të dhunimit të 11-vjeçarës, për arsye personale dhe ndërgjegje personale.

Lexo edhe:
Jep dorëheqje Samedin Mehmeti, drejtor i Policisë së Kosovës pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares

“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtori i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Siç njofton ministri i MPB-së, kryeministri Albin Kurti e ka liruar nga detyra Mehmetin dhe në vend të tij, ka caktuar si ushtrues detyre Fehmi Hotin./SHQIP.com