Lajme

Putin urdhëron ushtrinë ruse të vazhdojë ofenzivën

Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar ministrin e tij të mbrojtjes të vazhdojë ofensivën në Ukrainë pasi Rusia pushtoi qytetin e Lysychansk.

Putin u shfaq në televizionin rus duke u bërë thirrje forcave në fronte të tjera për të ndjekur qëllimet e tyre sipas “planeve të miratuara më parë”, raporton BBC.

Kapja do të thotë se i gjithë rajoni i Luhanskut është tani në duart e Rusisë.

Më herët, guvernatori ukrainas i rajonit tha se qyteti ishte braktisur në mënyrë që rusët të mos e shkatërronin atë nga një distancë.

Qyteti i shkatërruar i Luhansk

Ushtarët tani janë zhvendosur në pozicione të reja të fortifikuara, tha Serhiy Haidai për BBC.

Humbja e qytetit dhe dhënia e kontrollit të Luhansk Rusisë ishte e dhimbshme, tha ai, por shtoi: “Kjo është vetëm një betejë që ne kemi humbur, por jo lufta”.

Ai kërkoi më shumë armë nga Perëndimi për të kompensuar avantazhin rus.

Presidenti Volodymyr Zelensky po ashtu është zotuar se forcat ukrainase do të kthehen për të rimarrë Lysychansk “në sajë të rritjes së furnizimit me armë moderne”.

Përndryshe, lufta në Ukrainë tani ka kaluar katër mujorëshin e saj, që prej se nisi më 24 shkurt të këtij viti. /Shqip.com