Lajme

Putin: Rusia dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin tha të enjten se Rusia dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe se kjo do të përfshinte në mënyrë të pashmangshme një zgjidhje diplomatike.

Putin i bëri komentet një ditë pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden priti presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy në Shtëpinë e Bardhë dhe i premtoi atij mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të SHBA-së.

“Qëllimi ynë nuk është të rrotullojmë volantin e konfliktit ushtarak, por përkundrazi, t’i japim fund kësaj lufte”, tha Putin.

“Ne do të përpiqemi për t’i dhënë fund kësaj, dhe sa më shpejt aq më mirë, natyrisht”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se Putin “ka treguar absolutisht zero gatishmëri se është i gatshëm të negociojë një fund të luftës”, e cila filloi kur Moska dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt.

Rusia thotë se është Ukraina ajo që refuzon të flasë. Kievi thotë se Rusia duhet të ndalojë sulmet e saj dhe të heqë dorë nga të gjithë territoret që ka kapur.

Siç shkruan Reuters, Putin gjithashtu hodhi poshtë rëndësinë e sistemit të mbrojtjes ajrore “Patriot” që Biden ra dakord për të furnizuar Ukrainën.

/Shqip.com