Rozë

Puthje e ledhatime mes dy banorëve

Ka ndodhur puthja e parë në buzë në ‘Big Brother VIP 3’.

Pas përfundimit të Prime të mbrëmshëm, në kohën që janë shtrirë për të fjetur, Ilnisa është përlotur për shkak të komenteve që mori.

Ajo pati debate të gjata me Meritonin lidhur me sjelljen e tij dhe afrimitetin me Riken. Por, në fund janë pajtuar.

Meritoni i është afruar për ta ngushëlluar duke i dhënë dhe puthjen e parë në buzë.

Më pas ata kanë fjetur bashkë, duke sheshuar kështu keqkuptimet.

/Shqip.com