Ekonomi

Pushime admiruese mes bjeshkëve dhe dëborës! Mos e humbisni këtë ofertë ekskluzive nga “Belle Resort”

Nuk kanë fund surprizat në vendin më atraktiv për të kaluar pushime ndryshe në bjeshkët e Deçanit, në Belle Resort. Ndodhemi në stinën e dimrit dhe pushimet dimërore me borën që tashmë do të jetë bashkëudhëtare me ne për disa muaj, janë tashmë një opsion për këdo që preferon klimën e ftohtë dhe ajrin e pastër e të shëndetëshëm.

Doni të kaloni pushime dimërore magjike?

Përgjigjja është: Belle Resort.

Belle Resort vjen me oferta spektakolare për muajin Dhjetor, për rezervime në çift dhe deri në 5 persona.

Oferta ekskluzive në VILLA-Belle kushton vetëm 120 euro çifti dhe në këtë çmim përfshihen mjaft facilitete si akomodimi në Villa, mëngjesi, dreka, darka si dhe pijet. Në ofertë përfshihet edhe interneti wi-fi e parkingu falas.

Edhe më tunduese është oferta e Belle Resort për familjarë apo grup shoqëror deri në pesë persona. Për vetëm 180 euro, përfshihet akomodimi në Villa, mëngjesi, darka dhe pijet. Sikurse, edhe wi-fi e parkingu falas. Ofertat janë të vlefshme për muajin dhjetor. Për informacione të mëtejshme telefononi në numrin: 046 500 900.

“Belle Resort” është një destinacion edhe për të apasionuarit pas sporteve të aventurave. Duke kaluar përmes shtigjeve përpjetë Grykës së Deçanit që përfaqëson ikonën e turizmit në këto anë, do të gjeni përballë pamje spektakolare të grykave, maleve, shkëmbinjve dhe natyrës që ofron ky vend.

Jemi në dimër, dëbora hijeshon edhe më shumë këtë natyrë përrallore.

“Belle Resort” ju ofron mikpritje e çiltërsi, ushqim tradicional krejtësisht bio, vila të bukura, parkun e aventurave, këndin e lojërave për fëmijë, të cilat gjenden në një ambient ku nuk shteron bukuria kurrë!

/Shqip.com