Lajme

Punëtorët të cilët janë deklaruar në muajin mars, 100 euro nuk mund t’i marrin deri në qershor

Ilustrim

Sot gjatë ditës Ministria e Financave ka bërë të ditur se është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit privat.

Sipas njoftimit nga Ministria e Fianancave dhe Transfereve është bërë e ditur se punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin nuk do të mund ta përfitojnë deri në muajin qershor.

“Punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, që nënkupton se subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022.’’ thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 𝟐𝟏 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞̈ 𝟐𝟎 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟐./Shqip.com