Lajme

Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë, kërkojnë tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Ilustrim

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës, pritet që më 16 qershor të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

Shkak i kësaj proteste, është kërkesa për votimin e Projektligjit të Trustit Pensional.

Krahas punëtorëve të KEK-ut, pjesëmarrës është paralajmëruar se do të jenë edhe Sindikatat tjera.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka thënë për Ekonomia Online se në këtë protestë do të jenë pjesëmarrës më shumë se 1 mijë punëtorë, duke mos i përfshirë edhe sindikatat tjera.

“E kemi caktuar datën, do të mbahet me 16.06.2022, prej orës 12:00 duke filluar nga Sheshi “Zahir Pajaziti”, drejt Parlamentit të Kosovës ditën që mendojmë se do të mbahet seanca e Parlamentit të Kosovës, ku do të vendoset për Trustin pensional. Gjithë punëtorët që punojnë me ndërrimin e parë, që nuk janë të lidhur drejt për drejtë me prodhimin, ata do të jenë pjesë e protestës që mund të jenë diku rreth 1000 veta. Ka edhe shoqëri civile, ka edhe sindikata të ndryshme siç ka shprehur gatishmërinë e përkrahjes apo mbështetjes simbolike, Sindikata e Policisë, Sindikata e Shëruesve Civil të cilit e kanë shprehur gatishmërinë, dhe ne jemi organizator që do të bëjmë protestën për arsye se kemi presion prej punëtorëve”, tha Llumnica.

Protesta e punëtorëve të KEK-ut

Ai ka ftuar edhe Sindikatat tjera t’i bashkëngjiten kësaj proteste, duke thënë se kjo është e imponuar për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.  

“Ne i thërrasim të gjitha sindikatat dhe të gjithë punëtorët që kanë interes për tërheqjen e këtyre mjeteve t’i bashkohen kësaj proteste. Pra ne dëshirojmë një pjesë të Trustit për arsye se gjendja e punëtorëve është jo e mirë duke e marr parasysh që gjendjen e tyre sot dhe kërkesën e madhe të punëtorëve, jemi imponuar që të vendosim për protesta”, tha ai.

Për këtë çështje do të zhvillohet një protestë më 16 qershor.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Jashari përmes një postimi në Facebook, Adnan Jashari, organizator i protestës për tërheqjen e mjeteve nga Fondi Pensional, Trust.

“Së bashku me punëtorët e sindikatës së KEK-ut, dhe me qytetarët nga e gjithë Kosova, këtë të enjte më 16 qershor protestojmë për kërkesën tonë për tërheqje deri 30% të Trustit! Nisja nga Sheshi “Zahir Pajaziti – marshojmë deri tek Kuvendi i Kosovës, Sheshi “Ibrahim Rugova” -Prishtinë”, thuhet në njoftim./Shqip.com