Rozë

Publikohet një fotografi e Marinës me barkun e rrumbullakosur

Moderatorja, Marina Vjollca dhe reperi, Ghetto Geasy

Marina dhe reperi, Getoar Selimi kanë qenë në krye të mediave rozë, pasi dyshja priten të bëhen së shpejti prindër.

Po ashtu në media rozë kanë qarkulluar lajmet se moderatorja është në muajin e katër dhe tashmë atë janë duke pritur një vajzë.

Faqja e famshme në rrjetin social “Instagram” – Vipat e Bllokut, kanë publikuar një fotografi të moderatores, Marina Vjollca, me barkun e rrumbullakosur.

Në fotografinë e publikuar nga ‘Vipat e Bllokut’, që sipas tyre është ajo Marina që mban barkun dhe është duke realizuar një set fotografik.

Në anën tjetër, janë vetë Geti dhe Marina të cilët nuk e kanë pohuar lajmin që do të bëhen prindër.

Marina është larguar që një kohë edhe nga rrjetet sociale dhe kjo ka forcuar zërat që ajo është në pritje të ëmëbel.

Kujtojmë që aludimet e shtatzënisë ditë më parë janë përforcuar akoma më shumë nga miku i ngushtë i moderatores, Eraldo Rexho.

Lexo edhe:
A po bëhen prindër Marina dhe Geti?, ja çfarë thotë shoku i ngushtë i moderatores

I njëjti në një intervistë për ‘Pushimet on Top’ ka zbuluar se në kopertinën e shtatorit të ‘Revista Who’ do të jetë një personazh që do të bëhet nënë./SHQIP.com