Rozë

A po bëhen prindër Marina dhe Geti?, ja çfarë thotë shoku i ngushtë i moderatores

Moderatorja, Marina Vjollca dhe reperi, Getoar Selimi

Moderatorja, Marina Vjollca dhe reperi, Getoar Selimi janë ndër qiftet më të njohura të showbizit shqiptare.

Qifti ka kohë që është shkëputur nga rrjetet soiale dhe një gjë e tillë ka bërë ndjekësit të mendojnë që ajo është në pritje të ëmbël.

Dyshimet kanë nisur dhe nga fotoja e fundit e Marinës në Instagram, ku ajo shfaqet e veshur me një fustan të gjerë.

Aludimet e shtatzënisë janë përforcuar akoma më shumë nga miku i ngushtë i moderatores, Eraldo Rexho.

I njëjti në një intervistë për ‘Pushimet on Top’ ka zbuluar se në kopertinën e shtatorit të ‘Revista Who’ do të jetë një personazh që do të bëhet nënë.

Rexho nuk e ka treguar emrin, por ka shtuar se bëhet fjalë për një bionde, i shoqi i së cilës është po ashtu i famshëm.

“Do të kemi në kopertinë një personazh që pret të bëhet mami. Nuk mund të them dot më shumë derisa të vijë momenti i kopertinës. Është bionde”, është shprehur gazetari.

Së çka bëhet fjale më tepër mbetet të pritet version i dyshes, pasi që qifti ka kohë që është martuar dhe fëmija vetëm së pritet./SHQIP.com