Lajme

Publikohet letra prekëse e Jakup Krasniqit, dedikuar vajzës së tij

Gresa Krasniqi, vajza e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, para ca ditësh është martuar, ndërsa urimin e parë për martesë e ka pranuar nga babai i saj, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

Gjithashtu, Gresa ka publikuar një letër mjaft prekëse, të babait të saj, me rastin e martesës.

Me një foto të bashkëngjitur ku shihet Gresa dhe burri i saj, përballë një fotografie të Krasniqit, të ngjitur në mur, ajo ka publikuar vargjet prekëse.

Gresë!

Kur një ditë një padrejtësi tinëzare
Mi humbi shpresat për lirinë njerëzore
Fejesa juaj në znanin’ e Padrejtësisë
Me bëri të jetoj me dashurinë e Lirisë!

Gresë!

Sot nuk ndjej asgjë veç Lirisë
Se po martohesh me Sadikun e Dardanisë
Urimet e mija janë si gëzimi i fëmisë
Që gjak e jetë i jep vetëm Lumturisë!

Jakup Krasniqi – 1 gusht 2023

/Shqip.com