Lajme

Fillon dorëzimi i trupave të viktimave nga zjarri në Tetovë te familjarët e tyre

Nxjerrja e trupave të viktimave në Tetovë

Ka filluar tërheqja e trupave të viktimave të zjarrit që shpërtheu në Spitalin e Tetovës ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19, përcjell Shqip.com.

Deri sot, trupat e viktimave ishin në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’u bërë identifikimi i tyre, ndërsa disa nga trupat do t’iu dorëzohen familjarëve, raporton Alsat M.

Po ashtu, disa nga trupat e viktimave që do t’u dorëzohen familjarëve, do të varrosen sot.

Lexo edhe:
Kryetarja e Tetovës për zjarrin në spital: Janë 14 viktima dhe 12 të mbijetuar

Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës, një zjarr shpërthetu në Spitalin e Tetovës, ku si pasojë humbën jetën 14 pacientë që po merrnin trajtim nga Coronavirusi dhe u lënduan 12 të tjerë./Shqip.com