Publikohen fotot e para të tre telefonave të Galaxy S24

Pos ndryshimeve të brendshme, seria e ardhshme e telefonave premium, Galaxy S24, do të vij edhe me disa ndryshime në pjesën e jashtme.
Të paktën kjo mund të shihet në pjesën e prapme të telefonit që do të prezantohet gjatë janarit të vitit të ardhshëm, të cilat janë publikuar nga komentuesi i produkteve të konsumit dhe teknologjisë Sonny Dickson.
Samsung Galaxy S24 dhe S24+, kanë anët e sheshta dhe qoshet e rrumbullakosura me vetëm tri lentet e kamerës që dalin në anën e pasme, raporton shqip.com.
Kurse, Galaxy S24 Ultra shquhet me pamjen e tij më drejtkëndore dhe dy lente shtesë të kamerës në anën e pasme.
Fatkeqësisht, për asnjërin prej tri modeleve, nuk janë publikuar fotot e përparme, por se për modelin Ultra, supozohet se do të jetë me ekran të rrafshët, megjithëse thuhet se nuk do të jetë plotësisht i sheshtë.
S24 pic.twitter.com/Qz1WvubUs2
— Sonny Dickson (@SonnyDickson) November 14, 2023
Dimensionet e Galaxy S24+ do të jenë 158.5 x 75.9 x 7.75 mm, kurse dimensionet e S24 do jenë 147.0 x 70.5 x 7.6 mm.
Këto dimensione nuk ndryshojnë shumë nga modelet aktuale S23+ dhe S23.
Samsung thuhet se do të prodhojë serinë e re të këtyre telefonave me korniza nga titani.
Sa i përket ekraneve, të tre telefonat do të vijnë me panele LTPO, derisa kamerat e pasme do të kenë disa përmirësime, por përqendrimi i më i madh i ndryshimeve, do të vërehet në modelin Ultra.
/Shqip.com