Sport Ndërkombëtar

PSG kalon në avantazh ndaj Lorientit përmes Neymarit, gabim trashanik i portierit

10 NEYMAR JR PSG FOOTBALL : Lorient vs Paris SG - Ligue 1 Uber Eats - 31/01/2021 AnthonyBIBARD/FEP/Panoramic PUBLICATIONxNOTxINxFRAxITAxBEL

Paris Saint Germain po përballet në udhëtim te Lorient në kuadër të xhiros së 14-të në Ligue 1, shkruan Shqip.com.

PSG ka arritur të kalojë në epërsi prej 1:0 ndaj Lorient.

Ishte Neymar që realizoi në minutën e nëntë, pasi paraprakisht portieri i Lorient bëri një gabim trashanik.

Kjo është ndeshje e dy skuadrave nga pjesa e epërme e tabelës me Lorientin që këtë edicion është befasia e kampionatit francez.

Vendasit janë në vend të katërt dhe synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive pas tre ndeshjeve pa fitore.

Në anën tjetër PSG që kryeson kampionatin me 35 pikë tetë më shumë se Lorient synon fitoren e katërt radhazi.

/Shqip.com