Sport Ndërkombëtar

PSG ka refuzuar 220 milionë euro për Mbappen nga Real Madridi

Kylian Mbappe

Sipas “Sky Sports”, Paris Saint-Germian ka refuzuar më shumë se 220 milionë euro nga Real Madrid për Kylian Mbappen.

Klubi mbretëror ka qenë i lidhur me francezin gjatë verës me yllin francez, por në fund ata nuk kanë arritur t’i sigurojnë shërbimet e tij, pikërisht për shkak se parisienët refuzonin vazhdimisht ofertat e madrilienëve.

Gazetari i “Sky Sports”, Kaveh Solhekol, gjatë një emisioni ka thënë se në bazë të informacioneve që ai ka, PSG ka refuzuar ofertë mbi 220 milionë euro.

Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në përfundim të afatit kalimtar, duket se transferimi i Mbappes drejt Real Madrid nuk do të ndodh.

Sipas të gjitha gjasave “Los Blancos” do ta transferojë anësorin francez në sezonin e ardhëm me parametra zero, apo edhe në afatin kalimtar të janarit./Shqip.com