PSG-ja në garë për Pogban
Publikuar:
(19.02.2022 17:38:25)

Mesfushori francez, Paul Pogba mund ta vazhdojë karrierën në Ligue 1, te Paris Saint-Germain.
Pogba pritet të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushorit francez do t’i skadojë kontrata në fund të këtij sezoni dhe ai mund të largohet nga “Old Trafford”.
Sipas mediumeve franceze e ardhmja e kampionit të botës me Francën mund të jetë në Ligue 1

Në fakt, ish-futbollisti i Juventusit mund të përfundojë në Paris Saint-Germain.
Klubi francez e ka bërë gati një kontratë prej 16 milionë eurosh në vit për mesfushorin.
Gjithashtu, PSG-ja pritet t’i ofrojë atij një kontratë pesëvjeçare, deri në verën e vitit 2027.
Interesim për Pogban kanë shfaqur edhe Real Madridi, Newcastle dhe ish-klubi i tij, Juventus./Shqip,com