PSG-ja dhe Real Madrid po vazhdojnë sundimin në ligat përkatëse
Paris Saint Germain dhe Real Madrid po vazhdojnë të “sundojnë” në ligat përkatese.
PSG-ja e deklasoi Clermen Foot – me rezultat 1-6, teksa “los blancos” triumfuan me rezultat të pastër 2-0 ndaj Getafes.
Parsienët treguan që kanë hyrë në fushën e gjelbër për fitore qysh nga fillimi, pasi shënuan në minutën e gjashtë me anë të Neymar Junior.
Asistues ishte Leo Messi.
Argjentinasi asistoi edhe një herë – në minutën e 19-të,m për golin e realizuar nga Kylian Mbappe.
E gjitha çka rriti skuadra vendase të bëntë – ishte realizimi i golit të nderit me anë të Dossou, në minutën e 62-të.
Teksa, parsienët shënuan edhe katër herë. Dy herë, realizoi Mbappe dhe dy herë Neymar. Të dy i kompletuan hat-trickat.
Kurse, Messi arriti hat-trick me asistime.
Pas kësaj fitore, nënkampionët e Francës – ngritën në kuotën e 71 pikëve.
15-të, më shumë se Rennes – e vendit të dytë.
Ndeshje fenomenale zhvilluan edhe “mbretërit” e Spanjës.
Golin e parë për madrilinët e shënoi Casemiro, kur po zhvillohej minuta e 38-të.
Teksa, u asistua nga Vinicus Junior.
Mysafirët – nuk arritën asesi ta barazojnë rezultatin, kurse vendasit shënaun edhe një herë.
Lucas Vasqeuz – e tundi rrjetën për 2-0, në minutën e 68-të. Me këtë fitore, “mbretërit” arrijnë në kuotën e 72 pikëve. Dhjetë më shumë se Sevilla e vendit e vendit të dytë dhe 15-të më shumë se Barça, por katalunasit kanë dy takime më pak të zhvilluara./Shqip.com
