Art Jetese

Pse zgjohemi me dhimbje koke?

Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen nga një mori arsyesh, disa prej të cilave nuk mund të zgjidhen me paracetamol.

Ato mund të shfaqen nëse jemi të dehidratuar, gjë që ndonjëherë mund të jetë rezultat i konsumimit të tepërt të pijeve alkoolike apo edhe të qëndrimit në diell për një kohë të gjatë.

“Dhimbjet e kokës në mëngjes janë të zakonshme dhe mund të ndodhin për një sërë arsyesh, shumë prej të cilave nuk janë serioze”, raporton The Sun.

Sipas këtij mediumi, disa nga fajtorët më të zakonshëm të dhimbjes se kokës janë ftohja, gripi apo stresi.

Shpesh nuk është asgjë për t’u shqetësuar dhe është vetëm rezultat i dehidrimit ose pas një mbrëmjeje të lodhshme.

Por dhimbja e vazhdueshme, në shumicën e mëngjeseve, mund të jetë një tregues i një problemi më të madh.

/Shqip.com