Kulturë Kino

Pse Rock i përmendi gruas së Will Smith frazën ‘G.I. Jane 2’

Gjatë edicionit të 94-të të Ceremonisë së Oscars, aktori më i mirë u zgjedh Will Smith, e i cili u përfol për goditjen që i dha komedianit Chris Rock.

Rock, derisa po prezantonte ceremoninë, bëri shaka me gruan e Smith, Pinkett Smith, duke përdorur shprehjen “G.I. Jane”.

Kjo, se “G.I. Jane”, ishte film i vitit 1997 me Demi Moore, në rolin e një gruaje e cila bashkohet me Marinën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe më pas e rruan kokën për të portretizuar një kandidat të imagjinuar të Navy Seal.

Pinkett Smith vitin e kaluar tregoi publikisht se ajo vuante nga alopecia, një çrregullim autoimun që çon në rënien e flokëve.

Ajo zbuloi në vitin 2018 se ajo ishte diagnostikuar me alopecia. Ajo shpesh ka diskutuar sfidat e rënies së flokëve në Instagram dhe platforma të tjera të mediave sociale.

Sipas mediave historiku i problemeve mes Rock dhe Smith kishte filluar shumë më herët, shuplaka i dha “fund” shakave