Art Jetese

Pse qepët na bëjnë të qajmë?

Qepa

Për disa njerëz, prerja e një cope qepë nuk është problem i madh, mirëpo për disa të tjerë e krijon një reaksion që përfshinë lot dhe diskomfort.

Kujt duhet t’i vihet faji për këtë reaksion lotësh? Enzimat të cilat ndodhen në qepë, pas prerjes e lirojnë një lloj gazi që kur bie në kontakt me sytë, formon acid sulfurik.

“Sa më e fortë të jetë enzima, aq më shumë lot do të keni”, ka thënë Irwin Goldman, doktor shkence i hortikulturës në Universitetin e Wisconsin-Madison.

Kjo do të thotë që qepët e kuzhinës, ato të verdhat janë qepët që shkaktojnë më së shumti lot, ndërsa qepët e ëmbla e kanë fuqinë më të vogël.

Fatmirësisht, qepët janë të vetmet nga perimet që shkaktojnë reaksionin e të qarit, për shkak të përmbajtjes së tyre unike me sulfur./SHQIP.com