Art Jetese

Pse ju dhembin më shumë muskujt në ditë me shi?

Gjatë sezonit të shirave, nivelet e lagështirës rriten, dhe bashkë me trysninë në ajër dhe ndryshimin e papritur të temperaturave, ato shkaktojnë dhimbje të nyjeve, ngurtësim të muskujve si dhe dhimbje të lëndimeve më të hershme tek shumica e njerëzve.

Kockat ju dhëmbin më tepër gjatë shirave, gjë që e vështirëson kryerjen e aktiviteteve të zakonshme.

Gjithashtu ekspertët mjekësorë shpjegojnë se nivelet e shtuara të lagështirës në ajër mund të trashin gjakun, të rrisin tensionin në enët e gjakut si dhe ta bëjnë më të vështirë për trupin të furnizohet me gjak.

Në vazhdim, ditët e lagështa mund të shkaktojnë dehidratim, gjë që prodhon më pak akumulim lëngjesh rreth e rrotull nyjeve, që gjithashtu mund të shtojë dhimbjen.

Një pjesë e madhe e njerëzve, sidomos ata mbi 60 vjeç ankohen për dhimbje ose bllokim muskujsh.

Këto janë mënyrat më të mira për t’ju ndihmuar të lehtësoni dhimbjen e muskujve dhe nyjeve tuaja.

Masazhimi i zonave të prekura me vaj të ngrohtë ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Njerëzit që vuajnë nga probleme me nyjet apo kockat këshillohen mos të përdorin kondicioner pasi kjo mund ta përkeqësojë dhimbjen.

Aktiviteti fizik është provuar të sjellë mirësi nga më të ndryshmet për shëndetin e njeriut në përgjithësi, por sidomos për dhimbjet dhe bllokimet e lidhura me kockat dhe muskujt.

Mos harroni të bëni ecje në mëngjes, shtriqni muskujt – një praktikë e njohur si stretching – mund të praktikoni joga me fokus ushtrimet e frymëmarrjes dhe diafragmës për të ripozicinuar qëndrimin tuaj dhe të shtyllës suaj kurrizore, ushtroni këmbët tuaja ose praktikoni xhiro me biçikletë në mënyrë që t’i mbani nyjet, kyçet, kockat e muskujt tuaj në formë.

Vitamina E mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve. Njihet si anti-oksidant që e mbron trupin.

Një dietë e pasur në kalcium dhe proteina mund të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në shëndetin tuaj.

Mungesa e vitaminës D dhe B12 mund të shkaktojë ndjesinë e mpirjes, dhimbjes apo edhe dridhjen e nyjeve tuaja.

/Shqip.com