Pse duhet t’i hani mollët jeshile me lëkurë?
Mollët jeshile mund të jenë njësoj të shëndetshme me mollët e kuqe, por shija e tyre është pakëz më e tharbët por edhe e ëmbël në të njëjtën kohë. Mollët jeshile janë një frut i shëndetshëm që ofrojnë shumë përfitime për organizmin dhe lëkurën.
Ato janë të pasura me fibër, minerale dhe vitamina. Përfitimet që vijnë nga këto fruta janë të larmishme. Lexoni më poshtë vlerat më të rëndësishme.
Përmirësojnë tretjen
Mollët jeshile me gjithë lëkurë përmbajnë shumë fibër dhe përmirësojnë tretjen. Kur të hani mollë jeshile, hajeni me gjithë lëkurë për të marrë dyfishin e vlerave. Molla jeshile ndihmon në procesin e pastrimit dhe e mban mëlçinë të shëndetshme e të mbrojtur. Lajeni mirë para se ta hani, duke përdorur sodë buke ose uthull të tretur në ujë paraprakisht.
Kanë pak yndyra
Mollët jeshile kanë një nivel të ulët yndyrash dhe ndihmojnë për qarkullimin e gjakut në organizëm. Qarkullimi i mirë parandalon sëmundjet e zemrës. Mollët jeshile janë të pasura me vitaminë K, e dobishme kundër mpiksjes së gjakut.