Lajme

PSD organizon protestë për të kërkuar dorëheqjen e Hekuran Muratit

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe Natyra Kuçi

Partia Socialdemokrate (PSD), ka paralajmëruar protestë me 6 korrik.

Në këtë protestë do të kërkohet dorëheqja e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për deklaratat e bëra ndër vite kundër UÇK-së.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se nuk mund të jetë ministër dikush që ofendon luftën e UÇK-së.

“Protesta do mbahet më 6 korrik, ora 19:00”, tha ai.

Ndryshe, ditëve të fundit ministrit Murati i janë publikuan disa statuse të para disa vjetëve ku fyente  veteranët e luftës.

Në lidhje me këtë është pyetur edhe kryeministri, Albin Kurti, i cili ka hezituar të jap përgjigje.

Kurti ka thënë se ai është kryeministër dhe jo komentues.

Lexo edhe:
Kurti refuzon të flas për deklaratat e Muratit: Jam kryeministër, jo komentues

Për një deklaratë të tillë nuk ka ndonjë komente as edhe nga ministri, i cili është duke u linçuar nga shumë qytetarë./SHQIP.com