Lajme

Kurti refuzon të flas për deklaratat e Muratit: Jam kryeministër, jo komentues

Kryeministri, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar që të jap një koment në lidhje me deklaratat e ministrit të Financave, Hekuran Muratit për veteranët e UÇK-së.

Kurti ka thënë se ai është kryeministër dhe jo komentues.

“Unë jam kryeministër por jo komentues. Komentues ka pafund. Kryeministri qeveris me vendin për çështje madhore, dhe çka shkruajnë komentuesit për tema të shumë vjetëve nuk mund të jenë temë as prioritet për mua”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, ditëve të fundit ministrit Murati i janë publikuan disa statuse të para disa vjetëve ku fyente  veteranët e luftës.

Për një deklaratë të tillë nuk ka ndonjë komente nga ministri, i cili është duke u linçuar nga shumë qytetarë./SHQIP.com