Lajme

PSD me aksion në RTK: Lajmet tash e tutje janë të partisë

Sot gjatë transmetimit të lajmeve qendrore në televizionin publik të Kosovës një person ka ‘protestuar’ me një pankartë që mbante mbishkrimin “Radio Televizioni i Kurtit”.

Por, ky aksion ka dal të jetë nga Partia Socialdemokrate dhe veprimi është kryer nga aktivisti i PSD-së, Nol Nushi.

Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj ka shpërndarë videon e aksionit si dhe ka thënë se lajmet e televizionit publik tash e tutje do të jenë të partisë.

“Radio Televizioni i Kurtit. Lajmet e televizionit publik tash e tutje janë lajmet e partisë. Redaksia tash është Qeveria. Policia nuk është më veç në rrugë. Ajo vjen përmes filtrave të censurës. Garanton Rilind Gërvalla, drejtor i televizionit, i deleguar nga Partia-Shtet”, shkroi Molliqaj.

Molliqaj tha se emërimet partiake nëpër ndërmarrje e agjenci janë bërë pjesë e përditshmërisë.

“Emërimet partiake nëpër ndërmarrje e agjenci janë bërë pjesë e përditshmërisë. Por, ky nuk është emërimi i radhës. Me këtë emërim pushteti na hyn nëpër shtëpi. Për të na treguar si duhet t’i kuptojmë veprimet e tij. Por, qytetarët tanë e kanë kaluar, dhe nuk do të kthehen me në kohërat e errëta ku jeton ky regjim. Liria do t’i gjejë rrugët e saj”.

“Radio Televizioni i Kurtit”- në lajmet qendrore të RTK-së – SHQIP.com

‘Protesta’ erdhi pas emërimit të ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje si drejtor i RTK-së, Rilind Gërvallës.

/Shqip.com