Lajme

PSD-ja anulon protestën ndaj Trendafilovës: Plani i propagandës nuk kaloi

Partia Socialdemokrate gjatë përgatitjes të afisheve për protestën kundër Kryetares të Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova,

Partia Socialdemokratike ka anuluar protestën e organizuar për të mërkurën më 21 shtator në Gjilan pasi kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka anuluar aktivitetet e saj me shoqërinë civile të parapara të mbahen në këtë komunë.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj thotë se anulimi i takimit të Trendafilovës për herë të dytë e ka konfirmuar një fakt të rëndësishëm se Gjykata Speciale është e “padrejtë dhe skandaloze”.

“QËLLIMI U ARRIT. PLANI I PROPAGANDËS NUK KALOI. Anulimi i takimit të mbyllur të znj Trendafilova për herë të dytë e ka konfirmuar një fakt të rëndësishëm për këtë gjykatë: Gjykata Speciale është politike që tenton të menaxhoj opinionin publik dhe të normalizoj imazhin e saj aty. Kjo gjykatë është e padrejtë dhe skandaloze.

Takimet e mbyllura, në qetësi e të qeta shërbejnë për të normalizuar e tjetërsuar pikërisht këtë fakt mbi këtë gjykatë. Prandaj, karshi jehonës së zëri të qytetarëve të organizuar e revoltuar, këta zgjedhin strukjen” ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Ekaterina Trendafilova – Kryetarja e Dhomave të Specialiuzra të Kosovës

Theksojmë se Trendafilova anuloi aktivitetet në Gjilan për shkak të paralajmërimit të protestës nga PSD-ja.

Dhomat e Specializuara përmes një komunikate për media, kanë bërë të ditur se aktivitetet janë zhvendosur në zhvillim përmes internetit.

Lexo edhe:
Trendafilova anulon vizitën në Gjilan, pas paralajmërimit nga PSD-ja për protestë

Trendafilova ndodhet në Kosovë për të biseduar për punën e Dhomave të Specializuara dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve./Shqip.com